Daut Haradinaj i shqetëuar për gjendjen e ish-objektit të Shkollës së Muzikës: Paraqet rrezik për fëmijët

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Para 7 viteve u rrënua shkolla e muzikës, e cila gjendet shumë pranë shkollës fillore “Elena Gjika”, ku tani gjendja e saj lë shumë për të dëshiruar dhe paraqet rrezikë për fëmijët.

Për këtë ndihet tejet i shqetësuar kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai tha se 7 vite pas ky objekt është në gjendje të mjerueshme dhe paraqet rrezik potencial për jetën e fëmijëve.

“A e din kush se në cilën pjesë të Qendrës është kjo katrahurë?

Ky është një objekt i nisur pas rrënimit të një objekti me vlera kulturore. 7 vite pas ky objekt është në gjendje të mjerueshme dhe paraqet rrezik potencial për jetën e fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme