Daut Haradinaj: Me popullin hebre na bashkojnë vuajtjet dhe sakrificat për liri

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar vuajtjet dhe sakrificat e popullit hebre gjatë historisë.

Haradinaj ka thënë se historia jonë lidhet ngushtë me historinë dhe vuajtjet e popullit hebre.

“Historia jonë lidhet ngushtë me historinë dhe vuajtjet e popullit hebre. Ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë ashtu si ata ne shtetin e tyre, me një marrëdhënie të veçanë si dy shtete mike, me të kaluar të ngjashme por në periudha të ndryshme”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt:

Sot e gjithë bota moderne kujton vuajtjet e një populli të cilëve iu privua jeta vetëm për faktin se ishin hebrenj.

Historia jonë lidhet ngushtë me historinë dhe vuajtjet e popullit hebre. Ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë ashtu si ata ne shtetin e tyre, me një marrëdhënie të veçanë si dy shtete mike, me të kaluar të ngjashme por në periudha të ndryshme.

Gjithmonë dhe përherë do të jemi përkrah asaj sakrifice e atij populli fisnik!

Të ngjashme