Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka prezantuar sot kandidaten e radhës për asamble, Valbona Sopjani-Berisha.
Haradinaj ka thënë se Valbona është vajza e veprimtarit të kahershëm, Jetullah Sopjani.
“Në listë e Aleancës për Prishtinën do të jetë edhe Valbona Sopjani – Berisha, një grua e suksesshme. Valbona është vajza e veprimtarit të hershëm, Jetullah Sopjanit. Me angazhimet e saj në biznes dhe në fushën e kulturës ka treguar mjaft sukses. Besoj që ky sukses do ta përcjell edhe në kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Në listë e Aleancës për Prishtinën do të jetë edhe Valbona Sopjani – Berisha, një grua e suksesshme.
Valbona është vajza e veprimtarit të hershëm, Jetullah Sopjanit.
Me angazhimet e saj në biznes dhe në fushën e kulturës ka treguar mjaft sukses. Besoj që ky sukses do ta përcjell edhe në kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të kryeqytetit.
Suksese e na priftë e mbara Valbonë!