Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamble në Kryeqytet, veprimtarin e njohur, Fitim Rexha.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Aktivisti dhe veprimtari i çmuar, Fitim Rexha sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën. Fitimi për plot 15 vite shërbeu në organizata të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Njoftimi i plotë:
Aktivisti dhe veprimtari i çmuar, Fitim Rexha sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën. Fitimi për plot 15 vite shërbeu në organizata të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Përpos angazhimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare, shërbeu edhe si Drejtor i Sportit në Prishtinë për tre vite. Ai vjen nga një familje e madhe nga Kodra e Trimave, dhe besoj që do të jetë përfaqësues i denjë në Asamblenë Komunale të Kryeqytetit.
Suksese Fitim e na priftë e mbara!