Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot ka takuar sportistin Florim Xhabirin, i cili e ka mposhtur tri herë kancerin.
Haradinaj tha se Florimi është frymëzim për të gjithë ne.
“Sot e takova sportistin Florim Xhabiri, i cili e mposhti kancerin dhe që është frymëzim për ne.
Florimi dhe shokët e tij do të jenë gjithmonë pjesë e përbashkët e jona si shoqëri.
Suksese e shëndet miku im, Florim”, ka shkruar Haraadinaj.