Daut Haradinaj uron “Lulin” e UÇK-së për ditëlindje: Të presim në liri

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka uruar bashkëluftëtarin, ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e ditëlindjes.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar një fotografi nga arkiva, duke i uruar ditëlindjen Veselit me pseudonimin kur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Urime ditëlindjen Luli i UÇK-së, të presim në liri!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme