Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin për të votuar, njofton Klankosova.tv.
“Unë e përfundova obligimin tim qytetar, edhe pse u vonova”, u shpreh ai.
“Jo vetëm unë, por çdo qytetarë i Kosovës duhet t’a shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, sepse vota e përcakton të ardhmen katër vjeçare të një komune”, tha Haradinaj.