David Beckham i apasionuar pas kujdesit të luleve, fansat e “çmendur” kërkojnë një emision për futbollistin

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e “çmendur” të David Beckham kanë shprehur dëshirën që futbollistit ti jepet një hapësirë televizive për një emision.

Shkak është bërë një video që Beckham ka postuar në rrjetet sociale duke mbjellur trëndafila, në kopshtin e shtëpisë së tij në Costworlds, Angli.

Tifozët e David Beckham i kanë bërë thirrje BBC-së që t’i japë një hapësirë televizive futbollistit për shfaqjen e tij të kopshtarisë.

Nuk është hera e parë që Beckham zgjedh të ndaj me ndjekësit e tij aftësitë në kopësht.

Videoja e postuar është pëlqyer nga një mumër i madh ndjekësish, të cilët e quajtën Beckham si një person që ka dijeni në për kopështin.

Tifozët e tjerë shprehin falënderimet e tyre për futbollistin që “është pozitiv.”

Javën e kaluar, Beckham zbuloi se miqësia e tij me Mbretin e Mbretërisë së Bashkuar Charles III lindi pikërisht për shkak të dashurisë së tyre të ndërsjellë për bletarinë.

Të ngjashme