David Weiss emërohet këshilltar special për hetimin e Hunter Biden, të birin e presidentit amerikan

Prishtinë | 11 Gus 2023 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland, e ka emëruar David Weiss, si këshilltar special për të hetuar Hunter Bidenin, djalin e presidentit amerikan, Joe Biden.

David Wiess, i cili ishte përfaqësues ligjor i shtetit Delaware, ka hetuar dyshimet për evazion fiskal të Hunter Biden.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së tij, si dhe rrethanave të jashtëzakonshme në lidhje me këtë çështje, kam arritur në përfundimin se është në interesin publik që ta emëroj atë si këshilltar special”, citohet të ketë thënë Garland, shkruan Deutsche Welle, transmeton Klankosova.tv.

Emërimi i jep Weiss autoritet shtesë për të hetuar nëse djali i Bidenit ishte i përfshirë evazion fiskal apo jo.

Kujtojmë se akuzat ndaj Bidenit janë që ai ka dështuar të paraqet deklarimet tatimore për të ardhurat prej mbi 1.4 milion euro në vitin 2017 dhe 2018.

Prokuroria tha gjithashtu se Biden po përballej me akuzën për “posedim të një arme zjarri nga një person që është përdorues i paligjshëm ose i varur nga një substancë e kontrolluar”.

Të ngjashme