Alphonso Davies mbetet objektiv i Real Madridit në vitin 2024.
Siç kupton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Davies nuk do të largohet në afatin kalimtar të transferimeve në janar.
Real Madridi është duke e monitoruar kanadezin për afatin kalimtar të verës.
Davies i është bashkuar Bayernit në vitin 2019, teksa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
Ai deri më tani nuk ka pranuar që të nënshkruajë kontratë të re në “Allianz Arena”, duke lënë të nënkuptojë se dëshiron që të largohet.
Mbrojtësi i majtë deri më tani ka zhvilluar 11 paraqitje në Bundesliga, duke regjistruar tre asistime. /Klankosova.tv.