Pak rrugëtime në maje të futbollit profesionist mund të krahasohen me storien e Alphonso Daviesit, futbollistit të ri të Bayern Muenchenit.
I lindur në një kamp të refugjatëve në Ganë në vitin 2000, prindërit e tij kishin ikur nga lufta e dytë civile në Liberi. Më pas u vendosën në Kanada si refugjatë kur futbollisti ishte pesëvjeçar.
Davies iu bashkua skuadrës së të rinjve të Vancouver Whitecaps në vitin 2015 në moshën 14-vjeçare, para se të debutonte në Ligën MLS në SHBA një vit më vonë. Dhe shpërthimi i tij i madh erdhi në verën e vitit 2018, shkruan sot Koha Ditore.
Në atë moment Bayern Muencheni arriti marrëveshjen me Ligën MLS për të transferuar futbollistin për një shifër rekorde për ligën prej dhjetë milionë eurosh, në janar të vitit 2019. Dhe tinejxheri shpejt e ka gjetur veten duke u matur me superyjet.