Dayton vlerëson procesin që ka arritur Kosova në sigurinë kombëtare

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 14:10 | Nga

Ministri Sefaj priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë“George C. Marshall”, Keith W. Dayton.

Në këtë takim,ministri Sefaj falënderoi Dayton për kontributin e dhënë në emër të Qendrës “George C. Marshall”, në avancimin profesional të personelit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, përmes programeve të specializuara në fushën e sigurisë, lidershipit dhe menaxhimit.

Ministri Sefaj vuri theks se një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve në programet e ndryshme të Qendrës “Marshall” kanë arritur të kenë karriera të suksesshme në menaxhimin e institucioneve shtetërore dhe ato të sigurisë.

Ndërsa, Dayton vlerësoi arritjet e Kosovës, në veçanti institucionet e saj të sigurisë për tu përballur me sfidat komplekse për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, në veçanti ato që ndërlidhen me terrorizëm dhe krim të organizuar trans-nacional.

Gjithashtu, është vlerësuar progresi që ka arritur Kosova në luftimin e terrorizmit përmes masave të ndryshme legjislative dhe operacionale, në veçanti në kontributin e dhënë në parandalimin e një sulmi të përgatitur gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael.

Në fund, Ministri Sefaj ftoi Dayton për të avancuar dhe më tej bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës “Marshall” në arritjen e qëllimit të përbashkët, atë të përgatitjes së strukturave të sigurisë për tu përballur me sfidat komplekse të krimit të organizuar trans-nacional dhe terrorizmit.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme