Ish-trajneri i Kombëtarës së Shqipërisë, Gianni De Biasi, është afër marrëveshjes për ta drejtuar Skocinë.
Sipas medieve italiane ai shihet si kandidat më serioz për ta zëvendësuar selektorin aktual,Alex Mc Leish, pas humbjes nga Kazakistani me rezultat 3 me 0.
Kuqezinjtë suksesin më të madh e kanë arritur pikërisht në kohën sa ishte nën drejtimin e strategut italian, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian “France 2016”.