De Biasi: Azerbajxhani aktual më i fortë se Shqipëria që shkoi në Evropian

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Gianni De Biasi zhgënjen të gjithë shqiptarët me deklaratat e tij të fundit. Para ndeshjes së fundit grupore në Ligën e Kombeve ndaj Luksemburgut në udhëtim, që vlen qëndrimin në Ligën C për përfaqësuesen azere, për të motivuar skuadrën e tij trajneri italian ka përmendur shembullin e Shqipërisë.

Strategu ja nënvizuar se Kuqezinjtë shkuan në Evropian me një skuadër më të dobët se ajo që drejton aktualisht, duke i cilësuar kombëtaren kuqezi që bëri realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve në vitin 2016-të një skuadër më të dobët se Azerbajxhani aktualisht – transmeton SuperSport.

“Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i jap rëndësi çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi”.

“Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin, ia kam shpjeguar se ata kanë potencial.

“Ua shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Evropian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, citohet të ketë thënë De Biasi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme