De Biasi: Kam refuzuar këtë kombëtare

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 13:53 | Nga Ekonomia Online
Gianni De Biasi ka zbuluar se refuzuar ofertën e Federatës Armene të Futbollit, pasi nuk është bindur nga projekti.
Trajneri italian që bëri historinë me Shqipërinë duke siguruar një vend në Euro 2016, ka thënë se ka refuzuar Armeninë.

62 vjeçari duke folur për mediet italiane, ka thënë se është në pritje të një projekti serioz, dhe se pak ka rëndësi nëse është kombëtare apo skaduar.

“Jam takuar me Federatën e Armenisë, por e refuzova ofertën”, ka deklaruar De Biasi, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kam dëshirë të kthehem me një projekt serioz, ku kam mundësi të jap më të mirën time. Nuk ka rëndësi nëse është klub apo kombëtare. Kam patur disa telefonata, por nuk mund t’i them po të parës së më vjen.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme