De Biasi: Do të bëj tifo për Shqipërinë ndaj Spanjës dhe Italisë

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 09:01 | Nga

Fillimi i tij në Primera Division me Deportivo Alaves nuk mund të kishte qenë më i suksesshëm, pasi skuadra e Gianni De Biasit fitoi 2-0 ndaj Levantes.

Një sukses që e ka lënë të kënaqur ish-trajnerin e Kombëtares kuqezi që në një lidhje telefonike me emisionin “Zona Gol” foli për rikthimin e tij në Spanjë, por dhe ndeshjet e kuqezinjve me Spanjën dhe Italinë.

“Besoj se kam ardhur në një prej kampionateve më të rëndësishëm në Evropë, dhe ishte zgjedhje futbollistike pasi për para mund të kisha bërë një tjetër zgjedhje”.

“Jam në një klub serioz dhe pse jo shumë i madh. Jam shumë i kënaqur që fituam në ndeshjen e shtatë, e para e imja, pasi ekipi vinte pas gjashtë humbjesh dhe ishte rezultat i rëndësishëm sepse na jep besim mua dhe djemve për të ardhmen”.

“Si fillim punova pak në aspektin taktik dhe atë mbrojtës dhe fola me ekipin për besimin që duhet të kemi për njëri tjetrin”, citon SuperSport fjalët e strategut italian.

Ehe pse jo më në drejtimin e skuadrës, Shqipëria mbetet gjithmonë në vëmendjen e De Biasit që komentoi dhe dy sfidat e radhës së kuqezinjve, ndaj me Spanjës dhe Italisë.

“Më mungon Shqipëria, më shumë tani që nuk jam sesa kur isha. Kur ke kaluar një periudhë të mirë në një vend ke gjithmonë nostalgji. Një ditë më parë mora një mesazh nga presidenti Duka dhe i thashë po fituat me Spanjën do ju bëjnë monument në Itali. Uroj që të fitoni aty dhe pse në ndeshjen e fundit do të bëj tifo për Shqipërinë”, ka deklaruar ai.

Pavarësisht se punon në La Liga, De Biasi vazhdon të ndjekë me vëmendje Serinë A italiane dhe futbollistët shqiptarë që luajnë atje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme