Në pankinën e Shqipërisë në suksesin ndaj Lihtenshtajnit ishte një trajner i ri, Christian Panucci, por Gianni De Biassi nuk mund të mungonte në këtë ndeshje dhe e ndoqi atë nga tribuna e “Elbasan Arena”-s.
Ish-trajneri i Kombëtares sonë ishte i pari që komentoi suksesin e parë të Panuccit. De Biasi me humor tha se Shqipëria mund të kishte shënuar me lehtësi edhe golin e tretë, pasi më herët kishte parashikuar rezultatin 3-0 në favor të kombëtares sonë.
I pyetur se si u ndje teksa e ndoqi ndeshjen nga tribuna, De Biasi u shpreh se për të ishte një ndjesi krejtësisht tjetër.
Gianni De Biassi u pyet edhe nëse i kishte dhënë këshilla Panuccit. Ai tha se nuk e ka bërë diçka të tillë, ndërsa me shaka u shpreh se i kishte thënë të fitonte të gjitha ndeshjet.