Frank De Boer ka kritikuar ish-skuadrën e tij Inter, e cila thotë se mbahet peng e disa futbollistëve.
Trajneri holandez, Frank De Boer kishte marrë drejtimin e Interit në verën e vitit 2016, por ishte larguar në mes të sezonit pas rezultateve shumë të dobëta.
Ai thotë se ka qenë i befasuar kur ka parë se skuadra mbahet peng nga shtatë ose tetë lojtarë.
“Te Inter formohet një grup prej 7-8 lojtarësh që mban jashtë të tjerët. Nuk e prisja një gjë të tillë”, tha De Boer për Ziggo Sport.
“Në Itali nuk pata vetëm problemin në lidhje me gjuhën, por edhe për mënyrën se si transmetoheshin mesazhet dhe idetë e mia. Ndoshta mënyra ime e të menduarit është më afër mentalitetit anglez, te Interi kishin një sjellje krejt tjetër”, deklaroi në fund hoalndezi.