Mesfushori belg dhe klubi anglez pritet t’i nisin shumë shpejtë bisedimet për një bashkëpunim afatgjatë
Kevin De Bruyne pritet t’i nisë bisedimet me Manchester Cityn për kontratën e re.
Për këtë siguron tabloidi britanik “Daily Mail”.
Mesfushori belg dhe klubi anglez do të flasin sapo sezoni aktual i Premierligës të mbyllet.
Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini ia kanë vënë syrin futbollistit kualitativ.
Mirëpo, duket se përfaqësuesi belg është më shumë i interesuar për ta vazhduar eksperiencën në “Etihad Stadium”.
Sidoqoftë, e ardhmja e tij do të varet nëse City do të përjashtohet apo jo për dy vjet nga Liga e Kampionëve.
De Bruyne ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë viteve të fundit.