Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka thënë se ai e meriton të shpallet Futbollisti më i mirë për sezonin 2017-18 në Premier Ligë.
Belgu, që po konsiderohet si një prej pretendentëve kryesorë për këtë çmim, beson se ai duhet të fitojë para yllit të Liverpoolit Mohamed Salah, për shkak të konsistencës që ka treguar në këtë sezon.
“Në njërën anë besoj se e meritoj, sepse kam qenë shumë konsistent në formën time. Jam shumë i lumtur me veten time, jam i kënaqur edhe si kam luajtur. Nuk prisja të isha kaq i mirë këtë sezon. Nëse e fitoj do të ishte mirë për ekipin dhe për mua. Mendoj se nuk ka pasur asnjë ndeshje të dobët, kam qenë konsistent dhe jam i lumtur me vetveten”, ka thënë De Bruyne.
De Bruyne, që ka dhuruar 20 asistime dhe ka shënuar 11 gola në sezonin aktual, ka thënë se Salah i Liverpoolit ka pasur sezon të jashtëzakonshëm.
Dy ekipet do të përballen këtë javë në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.