Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, është i kënaqur me formën që skuadra po kalon nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.
Trajneri norvegjez ka tetë ndeshjet e para me Djajtë e Kuq duke befasuar të gjithë me fillimin e mirë.
Portieri spanjoll është i lumtur me formën e skuadrës, posaçërisht në fazën mbrojtëse.
“Është e vërtetë që në pjesën e parë të sezonit kemi pranuar shumë gola, në Ligën Premier është e vështirë të mos pranosh gola, por ne jemi duke u mbrojtur mirë”.
“Kemi lëshuar shumë mundësi, por kemi arritur të menaxhojmë ndeshjet më mirë”.
“Po e mbajmë më shumë topin, po mbrohemi shumë më mirë, po i minimizojmë shanset e kundërshtarëve dhe po fitojmë ndeshje papranuar gol”.
“Kjo na ka dhënë besim dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë De Gea