Portieri i Manchester United, David De Gea, do ta mbajë klubin në pritje deri në janar.
Spanjollit i është ofruar kontrata e re, por që ai nuk është duke nxituar që ta nënshkruajë, shkruan Sun.
De Gea është pajtuar në princip për vazhdimin e kontratës që do t’ia rriste rrogën në 350 mijë funta për javë.
Marrëveshja e re do të jetë gjashtë vjeçare sipas raportimeve, derisa për gardianin janë të interesuara Real Madrid dhe PSG.