De Ligt tregon cila është skuadra e ëndrrave, zbulon të ardhmen

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs de Ligt, ka zbuluar disa detaje interesante para afatit kalimtar të verës.

19 vjeçari holandez është në qendër të vëmendjes, pasi shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që pati këtë edicion.

Por, ku do të vazhdojë lojtari karrierën e tij? Ai ka zbuluar se cila është skuadra e ëndrrave të tij, duke treguar se cila do të jetë zgjedhja e tij për hapin e radhës.

“Unë nuk kam ndonjë skuadër të ëndrrave anash Ajax. Ishte ëndrra ime të luaja me Ajax dhe aty pata sukses” ka thënë fillimisht mbrojtësi, transmeton lajmi.net.

“Unë do të shoh se cila do të jetë skuadra më e mirë për karrierën tim dhe cili është vendi më i mirë për tu përmirësuar” ka thënë ndër të tjerash lojtari, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë emocione në zgjedhjen e tij.

Së fundmi lojtari ka bërë të ditur se vendimin për të ardhmen do ta marrë vetëm pas përfundimit të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ku do të angazhohet me skuadrën kombëtare.

Të ngjashme