De Riu: Dialogu, mundësi historike për të kthyer faqen – liberalizimi i vizave s’mund të presë më

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka thënë se Italia mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të lehtësuar nga BE-ja.

Ai, në një intervistë për ANSA-n, thotë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është legjitim dhe çon sinjal për angazhim për demokracinë dhe mbrojtjetn e të drejtave të qytetarëve.

“Është një mundësi historike për të dyja vendet që të mbyllin përfundimisht trashëgimitë tragjike të së kaluarës dhe të shohin përpara drejt perspektivës së hyrjes në Bashkimin Evropian. Pra është thelbësore aspirata legjitime e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – sinjal i rëndësishëm i angazhimit për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj – të ushqehet edhe nga një progres thelbësor në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

De Riu thotë se Italia “së bashku me partnerët e tjerë të Quintit është në ballë për të inkurajuar të dyja palët që të punojnë në mënyrë konstruktive nën lehtësimin e BE-së, për të arritur një marrëveshje vendimtare për stabilizimin e rajonit dhe perspektiven evropiane të të dyja Vendeve”.

Ambasadori italian ka folur edhe për luftën në Ukrainë duke thënë se zgjerimi i saj në Ballkanin Perëndimor mund të shmanget nëse perspektiva evropiane bëhet e prekshme për vendet e këtij rajoni.

“Në rastin e Kosovës është e nevojshme të tejkalohet zhgënjimi në rritje i opinionit publik vendor për procesin e integrimit evropian, edhe për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë – të vetmit në rajon që nuk përfitojnë nga kjo masë – pavarësisht se Vendi ka kohë që ka arritur të gjithë parametrat për ta marrë atë”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe vendit të tij janë të shkëlqyeraderisa thotë se sektori ekonomik ka pasë perspektiva interesante të rritjes.

“Përveç rritjes së thjeshtë të eksporteve dhe importeve të mallrave dhe shërbimeve (tregtia në vitin 2021 ishte 334 milionë euro, një rritje e theksuar, krahasuar me një vit më parë), ekziston edhe mundësia që investitorët italianë të fokusohen në tregun kosovar, i cili paraqet komplementaritete interesante me ekonominë tonë: e jam fjalën për taksimin e favorshëm dhe praninë e fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar”.

Të ngjashme