Në Argjentinë këmbëngulin se Daniele De Rossi nuk do të “varë këpucët në gozhdë”, pasi ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Boca Juniors.
Sipas mediave argjentinase, mesfushori 35 vjeçar është bindur nga ish-shoku i tij i skuadrës te Roma Nicolas Burdisso që ta pranojë ofertën e “Xeneizes”.
Burdisso mban rolin e Drejtorit Sportiv te Boca Juniors dhe duket se ka ndikuar që De Rossi të firmosë me skuadrën argjentinase një kontratë tetëmujore, të vlefshme deri më 1 mars, kur edhe mbaron kampionati në Argjentinë.
Ish-mesfushori legjendar i Romës, Daniele De Rossi, mbylli bashkëpunimin me verdhekuqtë në fund të sezonit, pasi drejtuesit e klubit nuk i ofruan rinovim kontrate./ Top Channel