De Rossi po e mendon pensionimin nga futbolli

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi raportohet se është duke e konsideruar që të pensionohet krejtësisht nga futbollit, se sa të transferohet te ndonjë klub tjetër.

Kapiteni i Giallorossëve ndeshjen e fundit në fanellën e klubit të fëmijërisë do ta veshë ndaj Parmas, të cilën e prej në Stadio Olimpico, transmeton Koha.net.

Ai është lidhur me një kalim te PSG-ja, Boca Juniors dhe te klubet e MLS.

Për shkak të mos vazhdimit të kontratës së De Rossit tifozët e Romës kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre duke protestuar ndaj presidenti James Pallotta, vendim të cilin e konsiderojnë si mosrespekt për legjendën e klubit.

Fituesi i Kupës së Botës kishte luajtur 615 herë për Romën, që kur kishte debutuar në tetorin e vitit 2001 në Ligën e Kampionëve ndaj Anderlechtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme