Stefan de Vrij thuhet se i ka thënë Lazios se ai dëshiron të luajë në ndeshjen vendimtare për një vend në Ligën e Kampionëve kundër punëdhënësve të ardhshëm, Interit.
Mbrojtësi holandez ka nënshkruar para kontratë me Nerazzurrët dhe ta vesh fanellën e tyre nga qershori.
Zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve krijoi polemika të mëdha tek tifozët dhe futboll-dashësit, pasi të dielën zhvillohet ndeshja jetike mes Lazios dhe Interit.
“Ju i dini ato që kam kaluar nëpër këto ditë të fundit”, citohet De Vrij t’iu ketë thënë atyre.
“Është thënë shumë, por dua të jem pranë jush të gjithëve”.
“Dua të luaj sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe dua që ne të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Tani mbetet për t’u parë nëse trajneri i Biancocelesteve, Simone Inzaghi, do të vendos apo jo të luaj me holandezin në formacion.