Debat i ashpër mes Kelmendit dhe Krasniqit — “Kah të buron homofobia?”, “T’u paskan prish dhëmbët përpara”

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Vullnet Krasniqi dhe kreu i partisë “Fjala, Gëzim Kelmendi, në emisionin Pressing të T7, kanë zhvilluar një debat të ashpër.

Kelmendi ju drejtua Krasniqit duke i thënë këtij të fundit se ju kanë prishur dhëmbët përpara.

Debati filloi kur Krasniqi e pyeti Kelmendin për homofobinë.

“Ti po thu kane me na lanë pa fëmijë, kanë me e zhduk familjen e ta. Po të pyes kah buron kjo homofobi e jotja?”, është shprehur Krasniqi.

“S’e di ti”, është përgjigjur Kelmendi.

“T’u paskan prish dhëmbët pak përpara”, shtoi Kelmendi.

“Me dhëmbë të mi po merresh ti?”, ka thënë Krasniqi.

“Nuk bën me fy ashtu me i thanë homofob”, ka thënë Kelmendi.

“Po ti je homofob”, shtoi Krasniqi.


Të ngjashme