Në Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, temë diskutimi ishte fushëveprimi i këtij komisioni, raporton Ekonomia Online.
Gjatë mbledhjes pati debat mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, veçanërisht lidhur me përfshirjen e mbikëqyrjes së Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) në fushëveprimin e komisionit.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi që në fushëveprimtarinë e komisionit të përcaktohet në mënyrë të qartë edhe mbikëqyrja e punës së RTK-së dhe KPM-së.
“Unë mendoj që sa herë që konstituohet Kuvendi ka nevojë për përditësim të fushëveprimtarisë së komisioneve, pavarësisht mandateve të shkurta, por besoj që edhe në bazë të kompetencave edhe ndarjes të përgjegjësive që e ka bërë në mandatin e ri të qeverisjes, qeveria aktuale ose që ishte në të kaluarën, duke futur edhe digjitalizimin apo duke përfshirë administratën publike si pjesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Unë çka kisha dashur me shtu sepse ky komision është shumë i rëndësishëm në mbikëqyrjen e institucioneve të pavarura, siç është Radio Televizioni i Kosovës edhe Komisioni i Pavarur për Media. Ndërsa këtu në fushëveprimtarinë që është e përcaktume, flitet vetëm për shqyrtimin e listës së përzgjedhjes së anëtarëve. Unë mendoj që duhet të jetë decidivisht e shkruar edhe mbikëqyrja e punës, që nënkupton ligjshmërinë, vendimmarrjen, performancën, por edhe zbatimin e mandatit ligjor të RTK-së dhe të KPM-së. Andaj vetëm kisha dashur që para shqyrtimit të listës së anëtarëve edhe që është që është pjesë pjesë e kësaj e këtij e punës së këtij komisioni, mos të mbetet vetëm si si shqyrtim i legjislacionit në fushëveprimin e tij sepse ajo është e përgjithshme, por të jetë decidivisht e shkruar edhe më saktësisht mbikëqyrja e punës edhe të raporteve të Radio Televizionit të Kosovës edhe të Komisionit të Pavarur të Mediave. Sepse janë edhe tema që janë shumë aktuale dhe që shpeshherë ngrisin edhe debate, por edhe janë direkte të financuara prej buxhetit të Republikës së Kosovës, sidomos pjesa e përmbushjes së mandatit të Radio Televizionit të Kosovës, duke marrë parasysh kritikat që janë në vazhdimësi, sidomos kritikat e viteve të fundit që ky televizion tashmë është shndërruar në instrument të politikave ditore të pushtetit.
Andaj sa më shumë që sa më shumë që ne fokusohemi në mbikëqyrjen e pavarur, atëherë besoj që edhe rritja e performancës ose efikasitetit edhe e përgjegjësisë që bëhet prej atyre që janë zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, anëtarët e bordit edhe pjesët e tjera mund të jetë mund të jetë edhe më me më efikase. Vetëm kjo. Pjesa tjetër mendoj që i takon legjislacionit edhe mbikëqyrjes të këtyre sektorëve. Tash digjitalizimi është një diçka e re, akoma nuk e kemi edhe ne të njohur edhe fushëveprimtarinë konkrete të ministrisë, po sigurisht në të ardhmen, nëse na jepet mundësia në një raport ose në një takim me ministrin e kësaj fushe, do të shohim edhe ne edhe ata se si do të ecim në këtë fushë“, tha ai.
Anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami, reagoi ndaj deklaratës së Zemajt, duke e cilësuar si të ndarë nga diskutimi për fushëveprimtarinë e komisionit.
„Atëherë, vetëm një përmirësim të vogël. Tjetër është me dhanë propozime për fushëveprimtarinë e komisionit e në të njëjtën fjali tjetër është me thënë që televizioni publik është i kapur prej pushtetit. Unë në fakt është gati se është e vështirë me gjet çdo të dytin deputet të opozitës që s’e ka një familjar në RTK. Domethënë veç është pak problem me thënë që një televizion i mbushur me familjarë të deputetëve të opozitës qenka i kapur nga pozita. S’ka kuptim edhe mendoj që ishte dashtë me qenë kontribut veç për fushëveprimtarinë. Pjesa tjetër ka krejt politikë, kështu që s’po e shoh të nevojshme në të njëjtën fjali me dhanë edhe një si komenti ku vërtet është vështirë nëse zyret e RTK-së s’kishin qenë në vijë lineare, i i bien që çdo e dyta zyrë është me familjarë të deputetëve të opozitës“, tha ai.
Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, iu referua pikës 11 të fushëveprimtarisë së komisionit, duke thënë se ajo tashmë përfshin mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe fushëveprimtarinë përkatëse.
„Ndoshta më mirë që gabova e s’të ndala kur i lexove fushëveprimtarinë e plotë të komisionit, se pika 11 zoti Zemaj thotë që mbikëqyrjen e saktë edhe zbatimin e ligjeve dhe fushëveprimtarinë e tij e përfshin“,tha ai.
Zemaj iu përgjigj duke thënë se kërkesa e tij lidhet me përcaktimin më të qartë të përgjegjësive të komisionit në raport me RTK-në dhe KPM-në.
„Është para se me dhanë përgjigje është mirë me dëgju se nuk jam shumë i interesuar madje me me kundërshtime, dora në zemër, e paçi qëllimin më të mirë. Tash, qysh thotë populli: ku dhemb dhëmbi, aty shkon edhe gjuha. Të njëjtën, jo që e keni që e keni luftu në kuptimin demokratik, po ndoshta edhe e keni shumëfishu në atë që po thuhet në kapjen e Radio Televizionit të Kosovës prej se hapet kjo temë, sikurse ata deputetë që mirë është me iu përmend me emër e mbiemër për anëtarët e tyre. E dytë, ti je edhe deputet, po edhe parti në pushtet që 6 vite, që me bordet e përzgjedhura puro me votën e Lëvizjes Vetëvendosje edhe të veshur politikisht, keni pasë mundësinë me përmirësu këtë institucion, po jo me shndërru në të njëjtën siç e kanë bërë pushtetet e kaluara. Edhe qëllimi im është shumë shumë gjeneroz në kuptimin vetëm të ushtrimit të mandatit tonë, jo mandatit tim personal, mandatit tonë në mbikëqyrjen parlamentare atë që na takon si deputetë të zgjedhur të këtij të këtij Kuvendi. Tash nëse edhe unë mendoj që ka interferim të pushtetit, atëherë e shkruajmë këtu që ata na përgjigjen neve për performancën, për zbatimin e ligjshmërisë, për vendimmarrjen, për menaxhimin e buxhetit edhe mu kushtimisht ndoshta më hiqen dilemat e mia edhe unë mund të rezultoj i gabuar apo është ajo që unë ajo që unë që që e thashë“, tha ai.
