Debat në KPK, Prokurorinë Speciale e vlerësojnë me angazhimin më të dobët

Prishtinë | 01 Tet 2026 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Me debat ka kaluar mbledhja e sotme e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), raporton Ekonomia Online.

Në bazë të një raporti të publikuar nga ky Këshill, aty u tha se Prokuroria Speciale është një ndër Prokuroritë me efikasitetin më të dobët në mesin e Prokurorive brenda Sistemit Prokurorial.

Kjo gjë u kundërshtua ashpër nga anëtari i Këshillit, Milot Krasniqi, i cili tha se kjo është një tendencë për ta goditur dhe shuar Prokurorinë Speciale.

Kjo u mohua nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, i cili u deklarua se nuk ekziston një tendencë e tillë.

Ndërsa, anëtari tjetër, Visar Krasniqi, tha se joefikasiteti i Speciales është rezultat i keqmenaxhimit.

Kujtojmë se në mbledhjen e para disa javëve të këtij Këshilli, kur raportoi Blerim Isufaj nga PSRK-ja, ai u përball me kritika.

Të ngjashme