Debati i Kiarës dhe Efit është bërë kryefjalë e “Big Brother VIP”.
Vajzat kanë nisur debatin për hatërmbetjet e tyre pas daljes së tyre nga formati i njohur.
Së fundmi ka reaguar për herë të parë Mikela, e cila është shprehur e habitur për situatën e tensionuar mes vajzave, pasi sipas saj ato kanë pasur komunikim të vazhdueshëm.
“Kjo çështje i takon vajzave që ta sqarojnë me njëra-tjetrin. Ajo që më habit mua është pse e lanë për aty kur mund ta sqaronin shumë bukur jashtë.
Me sa jam unë në djeni ato kanë qënë në komunikim të vazhdueshëm me njëra-tjerën dhe në Prime e fundit që do të hynin brenda Efi ka kaluar gjithë kohën me Kiarën se sa me mua dhe aty kanë qënë gjithë banorët e tjerë.
Më dukeshin shumë mirë të dyja bashkë. Se çfarë ndikojë në marrëdhënien e tyre, se si do të jetë loja e tyre nuk e di”, është shprehur Mikela.