Debati për homologimin përfundon pa asnjë vendim

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 16:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu


Seanca e jashtëzakonshme për monopolin në homologim, ka përfunduar pa asnjë vendim, raporton EkonomiaOnline.

Edhe pse u debatua me orë të tëra në fund deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk i votuan propozimet e iniciuesit të kësaj seance.

Lutfi Zharku ka shtuar edhe një vendim që duhet të merret nga Kuvendi, pas tri të tjerave që propozoi në fillim të seancës.

“Vendimi që duhet të merret është, 1. Të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim i ministrisë së infrastrukturës. 2. Të hyjë në fuqi një udhëzim administrativ i ri. 3. Deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve dhe nën 4 urgjent të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet”, tha ai.

Por në fund, seanca e jashtëzakonshme është mbyllur pasi nuk pati kuorum për vendimmarrje.

Të ngjashme