Dëbimi i dhunshëm i djaloshit 16-vjeçar shqiptar

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 15:12 | Nga

Gjermania ka vendosur që mos të ketë lëshime ndaj azilkërkuesve dhe kjo vlen edhe për ata që janë nën moshën 18 vjet, por edhe që kanë raste të ndryshme.

Kështu ndodhi edhe me 16-vjeç-arin shqiptar, Gjonin (emri i ndryshuar), shkruan ‘mittelbayerische.de’.

Katër policë pa njoftim kishin ardhur dhe kishin kërkuar që ai menjëherë të riatdhesohet në Shqipëri. Policia ka marrë djaloshin dhe e solli në Munih, ku ai në orën 13:00 hipi në avion për në Tiranë.

Mësuesit, kujdestarët dhe ata që ishin përgjegjës, të cilët kanë jetuar me Gjonin që një vit e gjysmë ishin të tronditur. I riu shqiptar ishte duke fjetur, derisa nuk kishte mundur t’i përshëndeste as miqtë.

Gjoni kishte ikur nga Shqipëria para një viti e gjysmë. Nëna e tij ishte qëlluar nga babai. Në hakmarrje, daja i kishte vrarë vëllain Gjonit dhe e kishte kërcënuar atë. Ai kishte qenë i traumatizuar dhe ishte në trajtim mjekësor dhe në qendrën e psikiatrisë për adoleshentë.

Me ndihmën e mjekëve ai ishte stabilizuar disi. Por, ai tashmë është depërtuar dhe nga të gjithë është cilësuar si gabim.

Atë në Tiranë nuk kishte dalë ta priste askush. Nga një zonë e mbrojtur dhe e sigurt, u dërgua në një vend ku nuk ka as bukë për të ngrënë.

I riu shqiptar ishte dëbuar më 23 nëntor, kurse tani jeton në gjendje të rëndë. Qendra e emigrimit po mundohen ta ndihmojnë atë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Rregullat janë të qarta, kurse procedurat e gjata.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme