Joao Felix pati një debutim zhgënjyes për klubin e ri Chelsea, pasi mori një karton të kuq në pjesën e dytë të ndeshjes në Premier League me Fulham, që do ta dënojë atë për tri ndeshje.
Chelsea pagoi 11 milionë euro për huazimin e Joao Felix prej më pak se gjashtë muajsh nga Atlético Madrid, derisa për shkak të krizës së lëndimeve, Graham Potter vendosi t’i jepte menjëherë një shans portugezit.
Megjithatë, ai e zhgënjeu pasi mori karton të kuq direkt në minutën e 58-të.