Debutim i suksesshëm i japonezit Nakamura me Kosovën në xhudo

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Xhudisti japonez Shigeki Nakamura ka bërë një debutim të suksesshëm me Kosovën.

Në Kupën Evropiane në Xhudo që është duke u zhvilluar në Dubrovnik ai ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, transmeton KOHA.

Kualifikimin në gjysmëfinale Nakamura e siguroi pasi mposhti dy xhudistë nga Sllovenia, në kategorinë 73 kilogramë.

Së pari e mposhti Aljaz Plantakun, kurse në meçin e dytë ai e mposhti Goran Kelavan.

Në gjysmëfinale ai do të përballet me xhudistin serb, Gjorgje Stanojeviq.

Image

Të ngjashme