Një vajzë nga Deçani e ka therur vëllain e saj me anë të një mjetë të mprehtë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:00, në Deçan, ku motra ka therur me thikë vëllain e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Është raportuar se e dyshuara është arrestuar nga policia, dhe se e njëjta dyshohet që ka pasur probleme mendore.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar për shërim në repartin e psikiatrisë.