Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se vendimi për 22 gushtin si datë për shpërndarjen e Kuvendit nuk po përputhet me deklaratat publike të partive që të shkohet sa më parë në zgjedhje.
Ai tha se Kuvendi mund të shpërbëhej edhe nesër, nëse më të vërtetë duhej të shkohej sa më parë në zgjedhje.
“‘Sa më parë të shkojmë në zgjedhje’ e thënë prej të gjithëve nuk po përputhet shumë me vendimin për shpërbërje të Kuvendit me 22 gusht. Kuvendi mund të shpërbëhet edhe nesër me 6 gusht, nëse me të vërtetë ‘sa më parë’ duhet të shkojmë në zgjedhje. Hajgare”, tha ai në një postim në Facebook.