Deda i reagon Kurtit: Murat Jashari ka thënë “jo”, kjo loja me çështjen e Presidentit është tallje me Kosovën

Prishtinë | 01 Mar 2026 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

“Kjo loja me presidencë është tallje me Kosovën”, thotë analisti politik, Ilir Deda.

Ai shkroi në Facebook se Murat Jashari nga familja e komandatit simbol të uÇK-së, Adem Jashari, ka dhënë tashmë përgjigjen e tij të prerë refuzuese për postin e presidentit,

“Së pari, Murat Jashari ka thënë jo të prerë në lidhje me pozitën e presidentit. Së dyti, nuk ndërtohet procesi politik për ‘figurë konsensuale’ vetëm me një emër të përveçëm edhe ate pa e pasë miratimin e tij bile!”, shkroi Deda.

“Së treti, po shihet qartë që një proces që filloi me fjalë të mëdha si ‘bashkëpunim’, ‘raporte të reja me opozitën’, ‘dialog me partitë politike’, paska qenë i menduar më shumë si farsë se sa si bashkëbisedim për të mirën e vendit. Së katërti, ‘presidenti partiak’ zgjidhet vetëm nëse bëhet marrëveshje politike për bashkëqeverisje”, shtoi ai.

Deda thotë se “kjo çka po ndodhë nuk është politikë”.

Të ngjashme