Deda: Në fund të vitit qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 15:12 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes mes spektrit politik në Kosovë për ta votuar demarkacionin, ka shpresë që lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës të arrihet në fund të këtij viti.

“Arrihet pajtimi për ratifikimin e demarkacionit në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, duke u sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore. Kam bindje të plotë që më së largu në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza, si të gjithë të tjerët në Evropë”, ka thënë Deda.

LDK ishte përplasur dje në Kuvend me Ramush Haradinajn. Kundërshtitë kishin të bënin rreth raportit të Bulliqit.

LDK refuzonte që në votim të dalë edhe raporti i Bulliqit, derisa Haradinaj insistonte që kjo të ndodhte.

Megjithatë duket se sa i përket kësaj çështjeje palët më në fund kanë arritur të dakordohen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme