Kandidati për deputet i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka numrat, dhe rrezikojmë që të shkojmë në bllokadë.
Ai ka shtuar se të gjithë 30 deputetët e LAA-së mund të dalin nga salla e Kuvendit kur të votohet formimi i Qeverisë, dhe se PAN nuk do të mund t’i ketë madje as 39 deputetë pas certifikimit të zgjedhjeve, dhe ky koalicion nuk do të arrijë as të kontrabandojë deputetë të subjekteve tjera.
“Mund të hyjmë një bllokadë post-zgjedhore dhe në krizë institucionesh, sepse këta që po thonë se i kanë numrat, nuk i kanë. Asnjë nga deputetët e LAA-së nuk do ta mbështesë qeverinë e PAN-it. Nuk do të ketë asnjë kontrabandim të deputetëve. Ne edhe mund të dalim nga Kuvendi kur të votohet qeveri dhe pastaj e shohim se kush i ka numrat”, ka thënë Deda në InfoBox.
Nga kjo, themeluesi i Alternativës, pret që të ketë bllokadë të institucioneve.