Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka folur rreth arrestimit të sotëm të drejtuesve të kolegjit “Mehmet Akif”.
Deda ka thënë se arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” është shkelje flagrante e Kushtetues së Kosovës dhe se kjo do të ketë pasoja.
“Arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” në Kosovë është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qëndrimit përkatës të Këshillit të Evropës – direkt të zbatueshme në Kosovë me Kushtetutën tonë. Do të thotë, është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës. Shihni tash – ndër të tjera – pasojat për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Deda në Facebook.
Insajderi ka raportuar sot se gjashtë zyrtarë të lartë të Kolegjit “Mehmet Akif” janë arrestuar sot gjatë ditës së sotme.