Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po gënjen kur thotë se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës.
Ai në një status në Facebook shkruan se kreu i vendit është duke manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë për ‘aksham pazaret’ që dëshiron t’i bëjë në emër të Kosovës.
Statusi i plotë i Dedës në Facebook:
Sot pasoi gënjeshtra e radhës nga Kryetari i Kosovës – që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës. E pathënë mbeti që Serbia e merr veriun deri në lumin Ibër.
Thaçi e di shumë mirë që as Medvegja, as Bujanovci dhe as Presheva nuk do të bashkohen me Kosovën. Është duke manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë për aksham pazaret që dëshiron t’i bëjë në emër të Kosovës. Nëse nuk e ndalojmë t’i realizojë, do ta shkatërrojnë Republikën e Kosovës.