Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar pas deklarimeve të shefit të shtetit Hashim Thaçi se Kosova do të shndërrohet në Qipro Veriore, Oseti e Abkazi, duke thënë se ai me këtë po e zhvlerëson shpalljen e pavarësisë.
Në një postim në Facebook, Deda shkruan se me këto deklarata, Thaçi e rikthen dhe e legjitimon qëndrimin e Serbisë, pasi Qipro Veriore është pjesë e Republikës së Qipros, ndërsa Osetia dhe Abkazia janë pjesë e Gjeorgjisë.
“Me këto llomotitje të rrezikshme e legjitimon ‘çnjohjen’ e pavarësisë së Kosovës”, konsideron Deda.