Deputeti Ilir Deda thotë se presidenti Hashim Thaçi i ka instrumentalizuar shqiptarët e Luginës.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, përfaqësuesi i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, thotë se shqiptarët e Luginës duhet të bisedojmë me të gjitha forcat politike në vend.
Sipas Dedës, Lugina nuk do të fitojë asgjë nëse kyçet në betejën e tashme politike të Kosovës.
Shkrimi i plotë i Dedës në Facebook:
Nuk ka kërkesë me rezolutë nga Lugina e Preshevës për bashkim me Kosovën. Ka diktat të Thaçit që – pasi që ka frikë vetë të sponzorojë një rezolutë të tillë – i instrumentalizon shqiptarët e Luginës. E ata duhet të bisedojnë me të gjitha forcat politike në vend, sepse nuk janë instrument i një njeriu në Kosovë.
Shqiptarët e Luginës nuk duhet të kyqen në betejën e tashme politike në Kosovë, sepse nuk do të fitojnë asgjë nga kjo.