Dedaj kërkesë deputetëve: Të hiqet fotografia e Vjosa Osmanit nga institucionet publike

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj iu ka bërë një kërkesë publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin vendim për heqjen e fotografisë së presidentes Vjosa Osmanin nga institucionet publike.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Osmani në vend që të jetë figurë e unitetit është figura më përçarëse politike.

Tutje ai ka shtuar se Osmani është presidente negative dhe kësisoj sipas tij ajo urren kundërshtarët politik. Dedaj e ka quajtur Vjosa Osmanin figurë përçarëse, nepostise dhe cinike.

“Vjosa Osmani, eshte nje presidente karrieriste negative, urren kundershtaret politik, hakmarrese dhe perçarese, klanore dhe nepotiste, cinike, magalomane dhe si e tille ajo eshte duke demtuar unitetin dhe imazhin e Kosoves”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kerkese publike per debat, drejtuar deputeteve te Kuvendit te Kosoves!

Te hiqet fotografia e Vjosa Osmanit nga institucionet publike!

Ajo ne vend te unitetit kushtetues, eshte figura me perçarese politike!

Grupet parlamentare te Kuvendit te Republikes se Kosoves, do duhej te debatonin nje çeshtje mjaft sensitive, te dobishme per vendin dhe ne harmoni me Kushtetuten e Republikes se Kosoves.

Presidentja apo presidenti i Republiks se Kosoves, me Kushtetuten e Kosoves, duhet te jete apolitik, i paanshem, faktor uniteti, ne sherbim te interesit te shtetit dhe jo te nje subjekti apo klani te caktuar politik, gardian i Kushtetutes dhe sundimit te ligjit, luftes kunder nepotizmit, mbrojtes i partneritetit amerikano-europian, promovues i integrimit euro-atlantik, i barazise etnike, fetare, gjinore dhe politike, vlera dhe norma te cilat fare nuk i posedon dhe promovon Vjosa Osmani!

Vjosa Osmani, eshte nje presidente karrieriste negative, urren kundershtaret politik, hakmarrese dhe perçarese, klanore dhe nepotiste, cinike, magalomane dhe si e tille ajo eshte duke demtuar unitetin dhe imazhin e Kosoves!

Duke filluar nga Vjosa Osmani dhe ne te ardhmen, do duhej te mendohej qe Kuvendi i Kosoves te rregullonte me ligj, qe ne institucionet publike te Republikes se Kosoves, te vendoset nje figure i/ e cila i reziston kohes, rrethanave dhe imazhit te Kosoves europiane, siq eshte p.sh.Gjergj Kastrioti apo Nena Tereze!

Të ngjashme