Dedaj: Në Ambasada, Misione Diplomatike dhe në Konsullata, masovikisht dyshohet për manipulimin të votave

Prishtinë | 27 Shk 2025 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka theksuar se dyshohet për keqpërdorim të votave nëpër ambasada të Kosovës kudo në botë, raporton Ekonomia Online.

Dedaj tha se ‘masovikisht dyshohet për manipulimin dhe keqpërdorimin e votave, nga stafi diplomatik militant dhe familjaret e LVV’.

“Në Ambasada, Misione Diplomatike dhe në Konsullata të Republikës së Kosovës, masovikisht dyshohet për manipulimin dhe keqpërdorimin e votave, nga stafi diplomatik militant dhe familjaret e LVV, me të cilët i kanë populluar përfaqësitë diplomatike të Kosovës në botë” shkruan Deda.

Të ngjashme