Defekt në kondicioner, përfshihet nga flakët shtëpia dykatëshe në Lushnje

Prishtinë | 04 Gus 2026 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme është djegur një shtëpi dykatëshe në fshatin Fiershegan të Lushnjes në Shqipëri.

Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë kondicioneri, i cili ka shpërthyer në flakë në katin e parë dhe më pas ato u përhapën duke djegur edhe katin e dytë.

Raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Policia zjarrfikëse po punon për fikjen e të gjitha vatrave të zjarrit./TCh

Të ngjashme