Defekt në ujësjellës – disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Rrugët “Bajram Bahtiri” dhe “Tomori” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc kanë mbetur sonte pa ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur para mbrëmjen e së hënës në rrugën “Bajram Bahtiri”, Prishtinë.

Në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina thuhet se punimet në korrigjimin e këtij defekti janë ndalur për shkak të rrezikut të madh që është shkaktuar në këtë zonë nga shembja e dheut.

Bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë sot (e martë) qe nga orët e hershme të mëngjesit.

Të ngjashme