Vlerësimi i parë për eksportet e mallrave me pjesën tjetër të botës në Eurozonë gjatë muajit gusht 2018 ishte 181.5 miliardë euro, një rritje prej 5.6 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2017 që ishte 171.9 miliardë euro, kurse importet ishin 169.8 miliardë euro, një rritje prej 8.4 për qind krahasuar me gushtin 2017.
Si rezultat, Eurozona në muajin gusht 2018 regjistroi një suficit tregtar prej 11.7 miliardë eurosh krahasuar me 15.3 miliardë euro me gushtin e vitit 2017. Tregtia brenda Eurozonës u rrit në 140.7 miliardë euro në muajin gusht 2018 , duke u rritur me 5.1 për qind krahasuar me gushtin 2017.
Sipas Eurostat, në muajt janar-gusht 2018, eksportet jashtë vendeve të BE-së u rritën në 1.29 miliard euro, një rritje prej 4.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa importet u rritën në 1.30 miliard euro me një rritje prej 5.3 për qind krahasuar me periudhën janar- gusht 2017. Si rezultat, BE shënoi një deficit prej 13 miliardë euro, krahasuar me 0.3 miliard euro në janar-gusht 2017.