Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2017.
Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 11.2% në muajin mars 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 233,3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 209,9 milionë euro në vitin 2016.
Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 11.8%.
Eksporti i mallrave në muajin mars 2017 kishte vlerën 31,2 milionë euro, ndërsa importi 264,6 milionë Euro, ku është një rritje prej 22.2% për eksport dhe 12.4% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 43.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.2% e përbëjnë produktet minerale; 10.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.8% e përbëjnë produktet bimore; 4.0% e përbën lëkura dhe artikujt prej saj, etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.0% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.7% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 5.7% e përbëjnë produktet bimore etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE- së arritën në 7,6 milionë euro, ose rreth 24.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 37.8%.
Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.2%), Holanda (3.6%), Britania e Madhe (2.7%) dhe Bulgaria (2.4%).
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 117,4 milionë euro, ose 44.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 18.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.7%), Italia (7.3%), Greqia (4.4%), Polonia (2.4%) etj. Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin mars 2017, arritën në 14,3 milionë Euro, ose 46.0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 37.4%.
Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.6%), Maqedonia (12.3%), Mali i Zi (7.7%), Serbia (6.6%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin mars 2017, arritën në 75,1 milionë Euro, ose 28.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17.4%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia